Ja kush ia prish planet - Bota Sot
Ja kush ia prish planet

Futboll

Ja kush ia prish planet

Më: 26 mars 2020 Në ora: 15:05
Ja kush ia prish planet

Sulmuesi i rrezikshëm i Kosovës planifikonte të transferohej në një klub të madh gjatë verës që vjen, por COVID-19 ia ka prishur çdo plan

Sulmuesi Vedat Muriqi po shkëlqente këtë sezon në fanellën e Fenerbahçes dhe klubet e mëdha evropiane ia kishin vënë syrin atij.

Edhe pse kishte rënie të formës në ndeshjet e fundit, sezoni i përfaqësuesit kosovar deri tash ishte i shkëlqyeshëm.

Muriqi i ka realizuar 15 gola dhe i ka dhuruar 6 asistime në 28 ndeshje të zhvilluara deri tash këtë edicion.

Kjo ka bërë që klubet si Tottenhami e Manchester Unitedi t’ia vënin syrin atij, por interesim për të kanë shfaqur edhe klubet tjera angleze si Newcastle United, Leicester City, Burnley dhe Brighton.

Megjithatë, virusi COVID-19 e paralizoi tërësisht futbollin, duke ia prishur edhe prizrenasit ëndrrën për t’u transferuar në një klub më të madh.

Drejtuesit e klubit nga Stambolli janë të ndarë në mendime: një pjesë e tyre thonë se lojtari duhet të shitet gjatë verës.

E të tjerët thonë se Muriqi nuk e ka arritur ende vlerën reale, duke preferuar të pritet edhe një vit para se të shitet.

Vlera aktuale e Muriqit thuhet të jetë 20 milionë euro, ndërsa gjatë janarit Fenerbahçe e vlerësonte atë 35 milionë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat