Sherr me komshiun, kjo është arsyeja - Bota Sot
Sherr me komshiun, kjo është arsyeja

Futboll

Sherr me komshiun, kjo është arsyeja

Më: 26 mars 2020 Në ora: 16:04
Sherr me komshiun, kjo është arsyeja

Sir Alex Ferguson, ish-trajneri legjendar i Manchester United ka një konflikt me fqinjin e tij për planin e një ndërtimi të ri në zonën ku ai jeton.

The Sun ka zbuluar se 78-vjeçari, i cili këmbënguli për shmangien e një rezidence banimi 3 katëshe vitin e shkuar, arriti ta anulojë atë në tentativën e parë, por tashmë plani është rikthyer sërish.

Sir Alexs kishte bërë një kërkesë për t’u ndryshuar plani i vilës, i cili do t’i zinte dritën shtëpisë së tij.

Skocezi, i cili u tërhoq nga futbolli në vitin 2013, jeton në Cheshire, në zonën e famshme rezidenciale të Manchesterit.

Ai është gjithashtu i shqetësuar se ndërtimi do të prekë privatësinë e vilës së tij, ndërsa do të prekë edhe zonën përreth duke prerë shumë pemë.

Në letrën e tij, ai i rendit të gjitha shqetësimet e tij autoriteteve lokale, të cilat pritet të vendosin muajin e ardhshëm.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat