Përfundon nën akuzë: Një vendim i turpshëm

Futboll

Përfundon nën akuzë: Një vendim i turpshëm

Më: 26 mars 2020 Në ora: 16:06
Përfundon nën akuzë: Një vendim i turpshëm

Coronavirus po përhapet shpejt në Liverpool dhe frika është që numri i të prekurve të jetë shumë i madh. Deri në atë pikë sa Liverpool Echo ka drejtuar gishtin kundër ndeshjes së luajtur mes Të Kuqve dhe Atletico Madrid.

Si për Atalanta-Valencia, ka nisur  të dyshohet se përhapja e virusit është lehtësuar nga ndeshja e Champions League, që është luajtur me dyer të hapura. E përditshmja ka shpjeguar:

“Në atë moment kishte raste me coronavirus në Madrid dhe Atletico kishte marrë një urdhër për t’i luajtur ndeshjet në shtëpi me dyer të mbyllura. Shumë kanë kritikuar vendimin, por si UEFA, ashtu edhe qeveria angleze nuk kanë marrë asnjë masë në atë kohë dhe ndeshja është luajtur normalisht”.

Edhe ish-përgjegjësi i Shëndetit Publik të Liverpoool-it, John Ashton, ka thënë se numri i madh i tifozëve spanjollë të pranishëm në qytet ka kontribuar në rritjen eksponenciale të infektimeve.

“Ka qenë një vendim i turpshëm dhe tani po shikojmë pasojat në Liverpool. Duhet të presim një tjetër valë infektimesh pas kësaj, që ka ardhur për shkak  të atyre tifozëve”, ka thënë Ashton.

“Do të ketë kohë për  të bërë akuza më vonë, tani duhet të nxjerrim mësim nga ajo që ka ndodhur dhe të  kuptojmë atë që duhet të bëjmë për të ndihmuar vendin. Duhet  të bëjmë më shumë për të mbrojtur ata që punojnë në vijë të  parë kundër virusit”.

“Situata është e frikshme, Rastet dyfishohen çdo ditë. Të gjithë janë preur ose  të preken në një mënyrë ose një tjetër. Ju  lutem, qëndroni në shtëpi”, ka thënë Joe Anderson, kryebashkiaku i Liverpool-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat