“Djajtë e Kuq” planifikojnë ta transferojnë qendërmbrojtësin e Napolit

Futboll

“Djajtë e Kuq” planifikojnë ta transferojnë qendërmbrojtësin e Napolit

Më: 26 mars 2020 Në ora: 16:09
“Djajtë e Kuq” planifikojnë ta transferojnë qendërmbrojtësin e Napolit

“Djajtë e Kuq” planifikojnë ta transferojnë qendërmbrojtësin e Napolit gjatë verës që vjen. Vetëm në këtë rast mund t’ia shesin Romës Smallingun

Manchester United do ta lejojë qëndrimin afatgjatë të Chris Smalling në Romë.

“Djajtë e Kuq” mund t’ia shesin klubit italian qendërmbrojtësin anglez vetëm me një kusht.

Smalling mund të qëndronte gjatë në Serie A në rast se klubi nga “Old Traffordi” e transferon qendërmbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly.

Smalling ka impresionuar gjatë periudhës së huazimit në kryeqytetin italian dhe dëshiron të qëndrojë tek “Giallorossi”.

Atë e duan edhe Arsenali e Tottenhami në Angli.

Mediumi britanik “The Mirror” ndërkohë shkruajnë se United do të mundohet ta transferojë në “Old Trafford” Koulibalyn.

Napoli i do 100 milionë euro për futbollistin afrikan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat