Kupat e Europës luhen në verë!

Futboll

Kupat e Europës luhen në verë!

Më: 26 mars 2020 Në ora: 16:17
Kupat e Europës luhen në verë!

Këtë vit parashikohet një verë e nxehtë e mbushur me emocione dhe futboll. Edhe pse është diskutuar për përfundimin e parakohshëm të pjesës më të madhe të kampionateve në Europë gjasat janë që të luhet futboll gjatë gjithë verës.

Në momentin që bota do të marrë frymë lirisht nga pandemia e koronavirusit, futbolli do të rifillojë dhe kampionatet do të luhen rregullisht deri në fund.

Ideja më e fundit e UEFA-s dhe krerëve të klubeve europiane është që kampionatet të rifillojnë në fund të majit dhe të luhen pa ndërprerje deri në mes të korrikut. Më pas do të jetë momenti i Kupave të Europës që do të rinisin në 18 korrik me ndeshjet e mbetura të raundit të 1/8-ave në Champions dhe Europa League.

Finalet e mëdha të këtyre dy kompeticioneve do të luhen në mesin e gushtit, ndërkohë që pas një pauze të shkurtër pushimesh skuadrat do të rinisin stërvitjet që sezoni i ri të fillojë pas datës 10 shtator. Nëse do të luhet me tifozë apo tifozë kjo do të varet nga përhapja e koronavirusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat