Pas përfundimit të karantinës, tetë lojtarë të Interit largohen nga Italia

Futboll

Pas përfundimit të karantinës, tetë lojtarë të Interit largohen nga Italia

Më: 26 mars 2020 Në ora: 18:24
Inter

Mbrojtësi i Interit, Diego Godin dhe shtatë lojtarët e tjerë të Nerazzurrit iu dha drita jeshile për t’u larguar nga Italia pasi përfunduan periudhën e tyre në karantinë.

Mbrojtësi uruguaian është rikthyer në Amerikën e Jugut pasi kreu karantinën fillestare në Milano dhe dërgoi një mesazh për tifozët pas mbërritjes së tij.

“Unë u largova nga Italia me autorizimin e klubit, mjekut dhe autoriteteve shëndetësore”, shpjegoi ai në Instagram, transmeton lajmi.net. “Unë duhet të jem në karantinë këtu, duke qenë përgjegjës dhe i vetëdijshëm për situatën”.

“Unë natyrisht u rekomandoj të gjithëve që të qëndrojnë në shtëpi, është mënyra e vetme për t’u marrë me këtë pandemi. Dëgjoni shenjat që autoritetet po na japin”.

“Unë ju dërgoj një përqafim, le të shkojmë përpara së bashku”.

Shtatë emrat të tjerë ende nuk janë publikuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat