Ndryshe nga Rrahmani

Futboll

Ndryshe nga Rrahmani

Më: 26 mars 2020 Në ora: 20:36
Ndryshe nga Rrahmani

Keidi Bare tregon nga Spanja, ku ndodhet në këtë periudhë të vështirë të pandemisë së Koronavirusit, se po bën gjthçka mundet në kushte e shtëpisë për të ruajtur formën fizike.

Ditë më parë Rrahmani tha se do të dëshironte të kishte të dashur në këto ditë karantine pasi është mbyllur i vetëm, kur e gjithë bota është izoluar.

Megjithatë, mesfushori i Kombëtares shqiptare, thotë se është mirë kështu siç është, i vetëm pa të dashur.

“Unë jam një tip që rri zakonisht në shtëpi pas stërvitjes. Tani jemi si në kopësht zoologjik, njerëzit janë në kafaz. Kjo gjë është e mirë për njerëzit tanë apo familjarët, nëse do të dalim në rrugë do të përkeqësohet gjendja. Shyqyr kam familjen këtu pranë dhe po kalojmë bashkë këto ditë të vështira. Flasim me shokët në Shqipëri e kudo ndodhen e ikën koha shumë shpejt”.

Sadiku e Manaj: Sadikun e kam, këtu, afër. Flas me Manajn, me çunat e tjerë. Po me shoqe jo, deri tani jam mirë vetëm.

Stërvitja i mbyllur: Nuk e kam lënë asnjë ditë stërvitjen, kam dalë poshtë shtëpisë dhe në ballkon për të bërë stërvitje. Më thotë babai se po e le një ditë stërvitjen, do të të lërë një vit. Pavarësisht se kushtet janë të vështira, sepse të lodh kur punon vetëm, të ndihmon shumë  stërvitja dhe shpresoj që në ditët në vazhdim gjendja të bëhet më e mirë dhe të vazhdojmë në ekipet tona.

Ftesa e Kombëtares: E prisja me padurim ftesën në Kombëtare, fat i keq që ky virus na ndau. E rëndësishme është që të qëndrojmë në shtëpi që kjo periudhë të kalojë.

E ardhmja: Tani për tani kam kontratë me Malagan dhe nuk jam tip që flet për diçka që nuk është e vërtetë. Kam pasur oferta, por në janar është periudhë e vështirë për të lëvizur. Kam kontratë këtu, njerëzit më duan, trajneri gjithashtu, ndaj ndihem më mirë edhe këtu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat