Juve kthehet kah Marcelo, tani situata është më ndryshe

Futboll

Juve kthehet kah Marcelo, tani situata është më ndryshe

Më: 27 mars 2020 Në ora: 11:50
Marcelo

Juventus do të përpiqet për të tretin vit më radhë të nënshkruajë me një nga mbrojtësit më të mirë të dekadës së fundit, Marcelon.

Braziliani që luan në krahun e majtë në dy afatet e fundit kalimtare ishte dëshirë e ‘Zonjës së Vjetër’.

Te Juventus, Marcelo do të kishte mundësinë të luante sërish me Cristiano Ronaldon, por Reali nuk lejoi shitjen e tij, sepse nuk kishte gjetur një zëvendësim adekuat.

Por, këtë verë situata mund të jetë ndryshe, me Marcelon që ka humbur vendin në formacionin startues.

Në medie gjithashtu raportohet se edhe Juventus tani janë më serioz për transferimin e Marcelos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat