Muriqi fut në 'sherr' turqit

Futboll

Muriqi fut në 'sherr' turqit

Më: 27 mars 2020 Në ora: 13:36
Muriqi fut në 'sherr' turqit

Vedat Muriqi po kalon një formë të shkëlqyer në Turqi me Fenerbahçen, ku është kthyer në një nga lojtarët kryesorë të ekipit. 

Pikërisht kjo fomrë e mirë e sulmuesit i Kosovës, nuk ka kaluar pa u vënë re nga shumë ekipe të mëdha, të cilat duan ta kenë pjesë të tyre nga sezoni i ardhshëm.

Në këtë situatë, shumë oferta kanë mbërritur në drejtim të klubit turk, për ta lënë të lirë futbollistin. Megjithatë nuk ka ende një mendim nga ana e drejtuesve të klubit, nëse dujet ta lënë të lirë futbollistin apo jo. 

Një pjesë e drejtuesve mendojnë që duhet ta shesin Muriqin, pasi do të arkëtonin një shumë të madhe parash, ndërsa një pjesë tjetër e drejtuesve nuk mendon kështu, pasi thonë se kosovari është shumë i rëndësishëm për ekipin dhe duhet të qëndrojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat