De Gea dhuroi mijëra euro në heshtje

Futboll

De Gea dhuroi mijëra euro në heshtje

Më: 27 mars 2020 Në ora: 13:37
De Gea, dhuroi mijëra euro në heshtje

Presidenti i Komunës së Madridit, Isabel Diaz Ayuso, ka falënderuar David de Gea për ndihmën e tij në luftimin e pandemisë së “Coronavirus”. Portieri i Manchester United ka dhuruar 300.000 € për kauzën, pa e bërë publik gjestin e madh njerëzor.

Spanja është goditur fort nga shpërthimi i Covid-19, me raportet e fundit që flasin rreth 58 000 raste të konfirmuara, ndërsa mbi 4 000 njerëz në vend kanë humbur jetën e tyre nga virusi vdekjeprurës.

De Gea, i cili lindi dhe u rrit në komunën e Illescas, në jug të kryeqytetit spanjoll, iu kthye mirënjohja e Ayuzo për kontributin e dhënë përmes rrjeteve sociale: "Faleminderit, @D_DeGea! Ndihma e shkëlqyeshme që i keni dhënë @comunidadmadrid do të jetë thelbësore për të luftuar Covid-19. Përjetësisht mirënjohës, krenar për ju!"

Diku tjetër në kryeqytet, Real Madridi njoftoi të enjten qëllimin e tij për ta kthyer stadiumin “Santiago Bernabeu” në një qendër për burimet mjekësore dhe donacionet monetare. Në deklaratën e lëshuar nga klubi i bardhë lexohet: “Real Madridi ka filluar një projekt për të furnizuar dhe shpërndarë pajisje mjekësore strategjike, që do të përdoren në betejën kundër pandemisë Covid-19. Si rezultat, “Santiago Bernabeu” do të ofrojë një hapësirë për të ruajtur donacionet e ndryshme dhe furnizimet mjekësore të kërkuara në luftën kundër kësaj pandemie. Përveç kësaj, Real Madridi do të sigurojë një strukturë për organizatat dhe bizneset, që të japin para, ose donacione materiale për Ministrinë e Shëndetësisë".

Emra të tjerë të profilit të lartë në futboll kanë bërë gjeste të tilla në kohën e emergjencës së “Coronavirus”, përfshirë Lionel Messi, Pep Guardiola, Cristiano Ronaldo dhe Robert Lewandowski. Trajneri i Tottenham, Jose Mourinho, ka bërë pjesën e tij, duke ndihmuar në shpërndarjen e ushqimit për ata që kanë nevojë në Londër. Vetë klubet e futbollit, gjithashtu, i kanë ndjerë efektet e pandemisë, me disa prej tyre që u kanë kërkuar lojtarëve të heqin dorë të paktën nga një pjesë e pagave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat