Kokainë, alkool dhe femra..., çmenduri!

Futboll

Kokainë, alkool dhe femra..., çmenduri!

Më: 27 mars 2020 Në ora: 14:15
Kokainë, alkool dhe femra..., çmenduri!

Kur Rodnej Marsh i tregonte “Daily Mail”-it aventurat e karrierës e tij së bashku me shokun Xhorxh Best, ndërsa shkëlqenin në fushë, por edhe harboheshin jashtë saj, duket si një epokë e shkuar. Në ditët e sotme, teknologjia i lejon klubet t’i kontrollojnë sjelljet e futbollistëve të tyre çdo minutë, duke i përgjuar përmes kamerave të smartfonëve. Yjet e sotëm kanë frikë të dalin edhe në publik, duke bërë që rebelët e vërtetë të duken diçka e së shkuarës. “Daily Mail” ka listuar 10 personazhet më të padisiplinuar të futbollit, shkruan panoramasport.

Rodnej Marsh – E kaloi pjesën më të madhe të 4 viteve të tij në Mançester duke festuar me shokun e tij të ngushtë Xhorxh Best, pavarësisht se Marssh luante për Sitin ndërsa miku i tij për rivalët e Junajtid. Por edhe pse një sulmues plot talent, vitrina e trofeve të tij nuk u krahasua kurrë me atë të Bestit, ku ai fitoi vetëm një Kupë Lige dhe regjistroi edhe 9 prezenca me kombëtaren angleze: “Të luaje për Anglinë e Alf Ramsejt ishte një humbje kohe. Me një tjetër trajner do të kisha luajtur 100 ndeshje”.

Edmundo – Autor i një goli të paharrueshëm ndaj Mançester Junajtid në Botërorin e Klubeve në vitin 2000. Ndaj sulmuesit brazilian ishte e pamundur të luaje në ditët e tij më të mira, kur te “Seleçao” kishte emra edhe si Ronaldo dhe Ronaldinjo. Por jashtë fushe, Edmundo ishte gjithashtu një uragan: në ditënlindjen e të birit, pagoi një trupë të tërë cirku dhe dehu një majmun, duke shkaktuar edhe zemërimin e grupeve të mbrojtjes së të drejtave të kafshëve. Ai i shpëtoi edhe një dënimi me burg në vitin 1995 pasi i dehur pas Karnavaleve të Rios shkaktoi një aksident me tre viktima.

Robin Frajdej – Mes historive të talenteve të pashfrytëzuara, nuk ka më tragjike se rasti i Robin Frajdejt. I konsideruar nga shumë i aftë për të veshur fanellën e Anglisë, Frajdej u tërhoq nga futbolli në moshën 25-vjeçare dhe u gjet i vdekur në moshën 38-vjeçare pas dyshimit për një mbidozë heroine, pas një jete mes alkoolit dhe drogërave të ndryshme. Një legjendë te Reding dhe Kardifit pavarësisht një karriere 4-vjeçare si profesionist, basisti i grupit “Oasis”, Pol Meguigan bashkëshkroi një autobiografi për të, ndërsa grupi uellsian “Super Furry Animals” e nxori në kopertinën e një kënge të tyre në vitet 1990.

Sten Bouls – Një pijanec i njohur, bastexhi dhe donzhuan, karriera e Bouls kishte shumë ngjashmëri me atë të Marsh. Që të dy sulmues shumë të talentuar, ata i tërbonin trajnerët njëlloj. Bouls e nisi te Siti dhe pastaj u transferua te QPR, duke zëvendësuar pikërisht Marshin dhe i trashëguar fanellën me numrin 10. Ai bëri një karrierë më të suksesshme te QPR sesa Marsh, duke shënuar 97 gola në 315 ndeshje, përpara se të zihej me trajnerin Timi Doherti dhe transferohej te kampionët e Europës Notingem Forest në vitin 1979, ku luajti vetëm për një vit pasi bëri sherr edhe me trajnerin Brajan Klaf.

Rene Higuita – I vetmi portier në këtë listë. I famshëm për pritjen e tij “akrep” ndaj goditjes së Xhemi Redknapit me Anglinë në 1995, Higuita i njohur si “El Loco” (I çmenduri) për shkak të stilit të tij ekstravagant të lojës, bënte edhe “sulmuesin”, duke shënuar 41 gola gjatë karrierës. Amerikano-jugori u burgos në 1993 për pengmarrje, pasi shërbeu si negociator për Pablo Eskobarin dhe kartelin e drogës “Carlos Molina”. Higuita rezultoi povitiv ndaj kokainës në 2004, ndërsa luante për kombëtaren e Ekuadorit.

Erik Kantona – Për yllin francez të Mançester Junajtid nuk ka shumë nevojë për prezantim. Karriera e tij në “Old Trafford” nisi në vitin 1992, një vit pasi ishte shpallur kampion me Lidsin. Ai u largua nga Franca drejt Anglisë me këshillën e Mishel Platinisë pas disa shpërthimeve të dhunshme ndaj kundërshtarëve, shokëve të skuadrës dhe arbitrave që i kishin shkaktuar pezullimin. Në Angli, ai u pezullua me 8 ndeshje në 1995 pasi goditi me shkelm një tifoz të Krisal Palasit, i cili e kishte fyer.

Brajan Klaf – I vetmi trajner në këtë listë rebelësh. Klaf duhet të jetë trajneri i vetëm që ishte një yll më i madh sesa të gjithë lojtarët e tij gjatë gjithë karrierës. Ai ishte një opinionist në TV gjatë 28 viteve të tij si trajner dhe shpesh me një cigare në dorë shoqëronte analizat e tij. Udhëhoqi Notingem Forestin drejt dy titujve kampion Europe radhazi, pasi skuadra ishte ngjitur në elitë vetëm dy vite më parë.

Pol Gaskoin – Fatkeqësisht, shumë futbollistë në Angli kanë vuajtur problemet me alkoolin, por askush nuk ka qenë më i mediatizuar sesa Pol Gaskoin në vitet pas tërheqjes në 2002.

Diego Maradona – Kush është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave? Pele apo Diego Armando Maradona? Në këtë pyetje janë futur me forcë edhe Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo vitet e fundit. Por ajo që e veçon Maradonën nga të tjerët është se ai ka bërë një jetë sociale të pakrahasueshme me të tjerët. Te Napoli për shembull, ai festonte pas çdo ndeshjeje përpara pirgut të kokainës, ndërsa mungonte në pasardhësen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat