Kjo po ndodhë në Fenerbahce

Futboll

Kjo po ndodhë në Fenerbahce

Më: 27 mars 2020 Në ora: 14:43
Kjo po ndodhë në Fenerbahce

Klubi i madh turk, Fenerbahçe, ka njoftuar se një basketbollist i tij dhe tre pjesëtarë të stafit kanë rezultat pozitiv në testet për koronavirus.

Fenerbahçe ka njoftuar të premten se të prekurit me koronavirus, pos njërit, janë të izoluar në shtëpitë e tyre.

Klubi ka njoftuar se të gjithë 12 lojtarët dhe stafi janë testuar, ndërsa pozitiv kanë dalë një lojtar, një anëtar i shtabit teknik dhe dy anëtarë të stafit tjetër.

Turqia vetëm javën e kaluar pezulloj sportin. Ishte prej vendeve të fundit që ka pezulluar aktivitetet sportive.

Vendimi u mor vetëm pas rritjes së presionit ndërkombëtar e po ashtu nga klubet, lojtarët dhe trajnerët në Turqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat