Hysaj merr vendimin përfundimtar

Futboll

Hysaj merr vendimin përfundimtar

Më: 27 mars 2020 Në ora: 14:53
Hysaj merr vendimin përfundimtar

Elseid Hysaj është kthyer te forma e tij më e mirë nën urdhrat e Gatuzos, pas periudhës së vështirë që kaloi me Ançelotin.

Megjithatë sipas asaj që shkruan “Corriere dello Sport”, lojtari e ka ndarë mendjen dhe në merkaton e verës do të largohet. Shqiptari ia ka bërë të ditur drejtuesve që do të largohet, për të luajtur me një skuadër tjetër sezonin e ardhshëm.

Në këtë situatë Napoli po përpiqet t’i rinovojë kontratën futbollistit, duke ditur që i përfundon pas 15 muajve dhe më pas ta shesë në verë.

Hysaj duket se nuk do të ndryshojë mendje për të qëndruar, pavarësisht se Gatuzo i ka dhënë besim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat