Ish-presidentit të Real Madridit që vdiq nga Koronavirusi nuk i gjendet trupi

Futboll

Ish-presidentit të Real Madridit që vdiq nga Koronavirusi nuk i gjendet trupi

Më: 27 mars 2020 Në ora: 19:28
Lorenzo Sanz

Ndoshta kjo ngjarje do të ishte relevante për ndonjë film triller apo horror, por ja që ndodh me të vërtetë.

Për më tepër, bëhet fjalë për trupin e një legjende, atë të ish-presidentit të Real Madridit, Lorenzo Sanz, i cili vdiq para pak ditësh pasi u mposht nga koronavirusi.

Spanja po kalon momente të vështira, madje mund të thuhet se është edhe në një kolaps total.

Numri i madh i viktimave ka ç’orientuar totalisht punën e autoriteteve e kompanive të funeraleve.

Ka qenë pikërisht djali i ish-presidentit të Realit, i cili përmes një inkuadrimi të drejtpërdrejtë në emisionin “Salvame” ka kërkuar të gjendet kufoma e babait të tij, pasi nuk u ka ardhur familjarëve në datën e paraparë.

Familjarët e Lorenzos, gjegjësisht djali ka kërkuar që të gjendet më shpejtë, në mënyrë që të procedohet me djegien në krematorium dhe jo me varrosje.

Kujtojmë familja kishte marrë këtë vendim, por që ata kishin arritur akordin me autoritetet gjegjëse për datën 24, e që tashmë është tre ditë me vonesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat