Mësohet çmimi i Shaqirit – këto janë skuadrat që e duan

Futboll

Mësohet çmimi i Shaqirit – këto janë skuadrat që e duan

Më: 27 mars 2020 Në ora: 23:06
Xherdan Shaqiri

Ky me shumë gjasë do të jetë sezoni i fundit i Xherdan Shaqirit te skuadra e Liverpool.

Shaqiri pritet të largohet nga ‘Anfield’ në fund të këtij sezoni, dhe tashmë janë mësuar edhe skuadrat që e duan lojtarin, si dhe çmimi i tij.

Sipas raportimeve të fundit, Liverpool kërkon 15 milionë euro për kartonin e reprezentuesit të Zvicrës.

Dy skuadrat kryesore në garën për Shaqirin janë Roma dhe Sevilla, të cilat janë interesuar për lojtarin edhe gjatë janarit.

Interesim ka ardhur edhe nga Rusia, me Zenit St.Petersburg dhe CSKA Moscow në mesin e skuadrave që duan Shaqirin.

Me gjërat si kanë shkuar së fundmi, thuhet se Liverpool do të kërkojë deri në 30 milionë për lojtarin.

Mbetet të shihet se cili do të jetë fati i Xherdanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat