Paqueta synon largimin nga Milani, PSG në “pole-position”

Futboll

Paqueta synon largimin nga Milani, PSG në “pole-position”

Më: 28 mars 2020 Në ora: 10:18
Lucas Paqueta

Erdhi me shumë bujë te Milani, por pasoi një rënie goxha e madhe e formës së tij, që e la në bankën rezervë.

Lucas Paqueta po monitoron situatën aktuale në klubin italian, teksa duket se ka vendosur të largohet, nëse në drejtim të tij vjen ndonjë ofertë që do t’ia vlente.

E kush do ta refuzonte PSG’në. Kampioni aktual francez edhe më herët ka qenë i interesuar për t’i siguruar shërbimet e futbollistit të dikurshëm të Flamengos, ndërsa duket se në Qershor ky operacion transferimi mund të kthehet në realitet.

PSG’ja është e gatshme që t’i ofrojë Milanit Leandro Paredes, për një shkëmbim kokë më kokë me Paquetan. Paredes ndërkaq do të parapëlqente një rikthim në Itali, aty ku dikur kishte bartur fanellën e Romës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat