Mutu: Aty donin vetëm Ferrari dhe Lamborghin

Futboll

Mutu: Aty donin vetëm Ferrari dhe Lamborghin

Më: 28 mars 2020 Në ora: 15:10
Mutu: Aty donin vetëm Ferrari dhe Lamborghin

Gjatë një lidhjeje direkte në Instagram në shoqërinë e ish-kolegut Sebastian Frey, Adrian Mutut, ish-sulmues, ka treguar disa anekdota në lidhje me fillimet e karrierës së tij. Rumuni është ndalur kryesisht te klubi i parë i madh që vendosi t’i besonte atij: Inter-i.

Një aventurë që zgjati pak, por gjatë së cilës ai ka qenë protagonist në disa episode të veçantë si ai me portierin e zikalttërve në atë kohë, Angelo Peruzzi:

“Shkova tek Inter-i në dhjetor, isha rreth 20 vjeç. Ishin Ronaldo, Baggio, Zamorano, Zanetti, Recoba, Panucci, Vieri, Peruzzi, Blanc, Di Biagio, Seedorf, Cordoba, dhe ishin të gjithë idhujt e mi. I adhuroja dhe i vlerësoja”.

“Një herë gjatë një ndeshjeje stërvitore na u dha një penallti. Isha në skuadër me Baggio-n dhe i kërkova nëse mund ta gjuaja unë. Kisha vetëm 10 ditë që isha bërë pjesë e skuadrës, kërkova të shënoja me panenka dhe godita traverësn”.

“Në atë moment u çua ‘ariu’ Peruzzi dhe filloi të  më ndiqte. M’u desh  të vrapoja për t’i shpëtuar dhe nuk u ktheva në fushë deri sa nuk u sigurova që ishte larguar”.

Mutu ka kujtuar edhe një kuriozitet tjetër në lidhje me Inter-in: “Pas disa kohësh nga mbërritja ime tek Inter-i, më dhanë një makinë. Isha në autostradë dhe dëgjova Vieri-n të vinte nga mbrapa. Kishte një Ferrari. Më shikoi, qeshi dhe fluturoi. Shkova në Pinetina çerek ore më mbrapa. Doja të parkoja, por dikush më tha se aty duhej të qëndronin vetëm Ferrari dhe Lamborghini”.

“M’u desh të shkoja te parkingu i tretë dhe e bëra të gjithë rrugën në këmbë. Pasi u ktheva në shtëpi i telefonova menaxherit tim për ta pyetur për rrogën time të parë, sepse aty donin vetëm Ferrari dhe Lamborghini”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat