Federata e Uruguait e tepron

Futboll

Federata e Uruguait e tepron

Më: 28 mars 2020 Në ora: 15:19
Federata e Uruguait e tepron

Të gjitha kontratat të pezulluara pa afat, që nga ajo e Oscar Tabarezit tek punonjësi i fundit. Ky është vendimi i marrë nga Federata Uruguaiane e Futbollit për shkak të krizës që ka shkaktuar pandemia e Koronavirusit.

Në fakt, kjo masë drastike ngjan më shumë me një pushim nga puna, si rrjedhojë e ndërprerjes së aktiviteteve sportive për shkak të COVID-19.

“Komiteti Ekzekutiv informon se, për shkak të krizës shëndetësore, që ka sjellë ndërprerjen e të gjihë aktivitetit futbollistik, është e detyrueshme marrja e një serie masash të vështrira, për të mbrojtur funksionimin e institucionit në të ardhmen,” njoftoi me një qëndrim zyrtar qeveriu e futbollit të vendit amerikano-jugor. Vendimi prek “të gjitha kontratat e jashtme në të gjitha kategoritë.” Do të mbeten siç janë vetëm kontratat për “shërbimet thelbësore për nevojat bazë të institucionit.”

Sipas medive në Uruguai, masat prekin rreth 400 persona, duke përfshirë edhe veteranin Tabarez (73 vjeç), trajneri i përfaqësueses nga viti 2006.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat