Është një moment historik - Bota Sot
Është një moment historik

Futboll

Është një moment historik

Më: 28 mars 2020 Në ora: 15:37
Është një moment historik

Një “gol” kundër “Coronavirus”. Milani, kështu e përcakton veprimin “e bërë nga zemra e madhe e familjes kuqezi, e cila ka bërë të mundur mbledhjen e gati 500.000 eurove për luftën kundër COVID-19 deri më tani”. Më tej, deklarata për mediat e klubit të njohur italian vazhdon:

 “Është një moment historik, i përkohshëm, natyrisht, sepse do të mundemi të ngrihemi përsëri. Ky donacion u arrit përmes një loje ekipore, që po bashkon të gjithë komunitetin kuqezi, klubin dhe tifozët nga e gjithë bota; duke kaluar nga lojtarët, menaxherët, punonjësit dhe “Milano Club”. 

Të gjithë kanë dhënë, dhe mund të vazhdojnë të japin kontributin e tyre, për të mbështetur punën e të gjithëve që po luftojnë në vijën e parë për të zhdukur virusin. E gjithë shuma, e cila tani arrin gjysmë milioni euro, do të përdoret për blerjen e respiratorëve të tjerë, të pajisjeve dhe materialeve mjekësore. Numri i llogarisë është akoma aktiv, çdokush mund të bashkohet me këtë fushatë, së bashku me fondacionin e Milanit.

Pra, vazhdoni të dhuroni përmes platformës së mbledhjes së fondeve".

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat