Guardiola kërkon që Lautaro të zëvendësojë Agueron te City

Futboll

Guardiola kërkon që Lautaro të zëvendësojë Agueron te City

Më: 28 mars 2020 Në ora: 16:02
Martinez

Manchester City është gati t’i futet garës për yllin e Inter, Lautaro Martinez, me Pep Guardiolan që e sheh 22 vjeçarin si zëvendësues perfekt për Sergio Agueron.

Martinez prej kohësh janë të lidhur me një largim nga Inter, dhe Barcelona ka qenë skuadra e parë e interesuar për ta.

Tuttosport raporton se Guardiola ka shpresë se mund të tërheq sulmuesin në ‘Etihad Stadium’, edhe pse ëndrra e tij është të luaj përkrah Lionel Messit.

Sidoqoftë, raporti pretendon se kjo mund të varet nga suksesi që City mund të ketë në apelin kundër ndalimit të tyre dy vjeçar në Ligën e Kampionëve.

Mungesa në Ligën e Kampionëve ka ngjarë të jetë një pengesë e madhe për një lojtar të kalibrit të Martinez.

Në anën tjetër, ndikimi i Messit mund të bëjë që lojtari të zgjedh Barcelonën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat