Batatina: Nëse nuk përmbushen kërkesat tona, mos të vazhdojnë me kampionat

Futboll

Batatina: Nëse nuk përmbushen kërkesat tona, mos të vazhdojnë me kampionat

Nga: Kemajl Goca Më: 28 mars 2020 Në ora: 16:10
Batatina: Nëse nuk përmbushen kërkesat tona, mos të vazhdojnë me kampionat

Kryetrajneri i klubit të futbollit Llapi nga Podujeva, Tahir Batatina, përkrah idenë e kryetari të KF Ballkanit, Arsim Kabashi, që të tubohen e të kërkojnë ndihmë nga kryeministri dhe ministria e sportit të Kosovës.

“Kryetar, shpresojë të bashkohemi të gjitha klubet e Superligës dhe t’ju drejtohemi të gjitha institucioneve tona nga niveli qeveritar deri tek ai Komunal.

Që nga e hëna fillon punën FFK e t’i dërgojmë kërkesat tona dhe nëse është nevoja takim edhe me Kryeministrin edhe me Ministren e Sportit edhe me krerët e FFK-së që nëse nuk përmbushen kërkesat tona edhe mos të vazhdojnë hiq me kampionat.

Duke e parë se krejt shtetet po ju ndihmojnë klubeve dhe sportit”, ka thënë Batatina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat