Klubi më i "pushtuar"

Futboll

Klubi më i "pushtuar"

Më: 28 mars 2020 Në ora: 16:14
Klubi më i "pushtuar"

Klubi spanjoll i futbolli, Valencia, ishte ekipi më i prekur nga koronavirusi. Media spanjolle bënë me dije se 25% e stafit ku përfshihen, drejtues, trajnerë dhe futbollistë u prekën nga virusi.

Klubi spanjoll ishte në Lombardi në muajin shkurt për t’u përballur me Atalantën në Milano, në sfidën e vlefshme për Ligën e Kampionëve, ndërsa dyshimet e para janë se pikërisht aty ka ardhur edhe përhapja më masive e virusit.

Sipas mediave spanjolle, në klubin e Valencias janë prekur rreth 10 futbollist dhe 15 të tjerë pjesë e stafit të trajnerëve dhe drejtuesve, por ka edhe një lajm të mirë.

Kjo pasi këtë fundjavë përfundon edhe karantinë 14-ditore e futbollistëve dhe stafit të Valencias, ndërsa asnjë prej të prekurve nuk pati komplikacione, por e kaluan kryesisht pa simptoma virusin që po "gjunjëzon" botën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat