Agjenti i lojtarit të Arsenalit shuan zërat

Futboll

Agjenti i lojtarit të Arsenalit shuan zërat

Më: 28 mars 2020 Në ora: 16:30
Agjenti i lojtarit të Arsenalit shuan zërat

Agjenti i lojtarit të Arsenalit shuan zërat.

Erkut Sogut, agjenti i mesfushorit me tipare sulmuese Mesut Ozul, deklaron se futbollisti i tij është i lumtur te Arsenali dhe do të vazhdojë të luajë me ta deri në fund të kontratës.

31 vjeçari është përfolur shpesh për një largim të mundshëm, me klubin turk Fenerbahçe si më favoriti për të nënshkruar me të, por agjenti i tij hedh poshtë mundësinë e largimit të Ozil deri në fund të kontratës, në vitin 2021.

“Në futboll kurrë nuk i dihet. Pikësëpari, nuk mund të parashikosh transferimet e lojtarëve. E kam thënë dhe po e përsëris, Ozili është me të vërtetë i lumtur te Arsenali. Ai ka një kontratë për të respektuar dhe nuk largohet,” u shpreh agjenti për “Goal”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat