Trajneri serb: Jovic po bën gjithçka për ta shkatërruar karrierën

Futboll

Trajneri serb: Jovic po bën gjithçka për ta shkatërruar karrierën

Më: 28 mars 2020 Në ora: 16:35
Luka Jovic

Trajneri serb, Dragoslav Stephanovic, beson se bashkëkombësi i tij në Real Madrid, Luka Jovic, është duke bërë gjithçka të nevojshme për ta prishur reputacionin e tij jashtë fushës dhe karrierën e tij si futbollit.

Luka Jovic e kishte fituar një transferim nga Eintracht Frankfurti në Real Madrid për shkak të paraqitjeve të tij mbresëlënëse gjatë sezonit 2018/19 si në ligën vendore, ashtu edhe në Ligën e Evropës.

Megjithatë, Jovici nuk ka lënë përshtypje të mira gjatë sezonit të tij debutues në Spanjë, pasi sezoni i tij i kaluar 27-golësh në Frankfurt bëri që për të interesoheshin shumë klube dhe të ngriheshin standardet e tij.

Real Madridi e fitoi garën për nënshkrimin e tij, mirëpo serbi ka arritur të shënojë gol vetëm dy herë në 24 paraqitjet e tij gjatë sezonit aktual 2019/20.

Reputacioni i serbit u dëmtua edhe më shumë kur ai i shkeli rregullat e vetizolimit në Madrid për ta festuar ditëlindjen e së dashurës së tij, gjë për të cilën mund edhe të dënohet.

Stephanovic shpreson që muajt e fundit të kenë shërbyer si paralajmërim për Jovicin, pasi që është bërë e qartë se ai duhet të përqendrohet më shumë dhe ta ndryshojë sjelljen e tij.

“Jovic punon kundër vetes. Ai është personi i vetëm në botë që e jep 100 përqindëshin e vet për ta shkatërruar karrierën e vet”, ka thënë Stephanovic.

“Ai ishte me fat që Adi Hutter i dha rast atij në Eintracht dhe pastaj u bë lojtari me transferimin më të madh në histori të Serbisë dhe shkoi në Madrid. Nuk mund ta besoj se çfarë po i bën vetes ky djalosh”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat