27 vjet nga debutimi në Serinë A, legjenda e Romës ka një dedikim

Futboll

27 vjet nga debutimi në Serinë A, legjenda e Romës ka një dedikim

Më: 28 mars 2020 Në ora: 18:24
Francesco Totti

Kanë kaluar saktësisht 27 vjet nga 28 marsi i vitit 1993, ditë kur trajneri Vujadin Boskov bëri që një 16 vjeçar (Francesco Totti), të debutonte në Serinë A me fanellën verdhekuqe në minutat e fundit të takimit Brescia-Roma.

Një histori dashurie e krijuar nga trofe dhe arritje personale (786 paraqitje dhe 307 gola) e që vazhdoi deri një vit më parë, kur në rolin e drejtuesit i tha mirupafshim (apo lamtumirë?) klubit që i kushtoi gjithë karrierën e tij.

Një përvjetor i rëndësishëm, të cilin ish-kapiteni legjendar dëshironte ta festonte me një mesazh në Instagram.

“Kanë kaluar 27 vjet dashuri, pasion dhe besnikëri. Kam qenë me fat që kam veshur bluzën e vetme që vërtet e kam dashur… Një dashuri që nuk do të mbarojë kurrë”.

Disa tifozë verdhekuq e kanë interpretuar fjalinë e fundit me një rikthim të mundshëm në klub, veçanërisht nëse transferimi i pronësisë te Friedkin do të materializohet pas përfundimit të emergjencës së Koronavirusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat