Agnelli nuk e do ‘Scudetton’ në mes të sezonit

Futboll

Agnelli nuk e do ‘Scudetton’ në mes të sezonit

Më: 28 mars 2020 Në ora: 18:28
Andrea Agnelli

Presidenti i Juventus, Andrea Agnelli, ka dhënë shenja se nuk do të pranojnë titullin e kampionit në mes të sezonit.

Aktualisht, Juventus prinë Serie A me një pikë diferencë, duke marrë 63 pikë nga 26 ndeshje, para se sezoni të suspendohej.

Presidenti i FIGC, Gabriel Gravina ka bërë të ditur se ai do të bëjë çdo gjë që të kompletojë kampanjën, duke thënë se do të ketë gjithsesi një fitues në 2019/20,

Por, Agnelli ka pëlqyer një ‘Tweet’ të datës së 26 marsit, ku thuhet: “Do të ishte mirë, por jo faleminderit do të ishte më mirë”.

Kjo nënkupton se Juve nuk është gati të pranojë një trofe në gjysmë të sezonit. Mbetet të shihet se çfarë vendimi final do të ketë FIGC. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat