Giroud: Inter ishte prioriteti im

Futboll

Giroud: Inter ishte prioriteti im

Më: 28 mars 2020 Në ora: 20:25
Olivier Giroud

Olivier Giroud ka zbuluar detaje interesante nga merkatoja e kaluar.

Sulmuesi i Chelsea, Giroud, ka zbuluar se prioriteti i tij gjatë merkatos së janarit ishte t’i bashkohej Interit.

Gjithashtu, Lazio mësohet të ketë qenë një nga skuadrat që bëri maksimumin për të transferuar anëtarin e Chelsea.

“Në janar shihja vetën larg nga Chelsea” ka thënë 33 vjeçari për ‘Telefoot’.

“Kam parë gjashtë muaj të vështirë para meje. Kjo është pse kisha dëshirë të kisha aventurë të re” ka thënë tutje francezi.

“Të gjithë e dinë se Inter ishte ajo çka më interesonte. Anash tyre ishte Lazio dhe Tottenham” zbuloi ndër të tjerash Giroud.

Giroud me shumë gjasë do të largohet gjatë verës, por tashmë nuk dihet nëse Inter do të bëjë ofertën për francezin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat