Përfundon karantina për Valencia – klubi më i prekur nga Covid-19

Futboll

Përfundon karantina për Valencia – klubi më i prekur nga Covid-19

Më: 28 mars 2020 Në ora: 21:49
Valencia

Valencia, është skuadra futbollistike më e prekura nga koronavirusi.

Ditë më parë mediat spanjolle njoftuan së bëhet fjalë për 25% të skuadrës mes tyre lojëtarë, trajnerë dhe drejtues të skuadrës.

Klubi spanjoll ishte në Lombardi në muajin shkurt për t’u përballur me Atalantën, sfidë kjo e vlefshme për Ligën e Kampionëve, ndërsa dyshimet e para janë se pikërisht aty ka ardhur edhe përhapja më masive e virusit.

Sipas mediave spanjolle, në klubin e Valencias janë prekur rreth 10 futbollist dhe 15 të tjerë pjesë e stafit të trajnerëve dhe drejtuesve, por ka edhe një lajm të mirë.

Kjo pasi këtë fundjavë përfundon edhe karantinë 14-ditore e futbollistëve dhe stafit të Valencias, ndërsa asnjë prej të prekurve nuk pati komplikacione, por e kaluan kryesisht pa simptoma virusin që po “gjunjëzon” botën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat