De Bruyne do Real Madridin, përfaqësuesit e belgut informojnë Mbretërit

Futboll

De Bruyne do Real Madridin, përfaqësuesit e belgut informojnë Mbretërit

Më: 28 mars 2020 Në ora: 23:11
Kevin de Bruyne

Klubi spanjoll, Real Madridi është inkurajuar në interesin e yllit të Manchester Cityt, Kevin de Bruyne, për t’u transferuar në klubin e tyre.

Sipas gazetës Tuttosport, ndërmjetësit e Realit janë informuar nga përfaqësuesit e De Bruyne se ai është i interesuar për një transferim në Madrid.

De Bruyne është i etur për të fituar Ligën e Kampionëve dhe ka frikë se dënimi prej dy sezoneve i UEFA-së do ta lërë atë me duar bosh.

Si i tillë, ylli belg po peshon opsionet e tij dhe agjentët e tij kanë kontaktuar homologët e tyre të Realit për t’i njoftuar ata për planet e tij.

Ndryshe, këtë javë, Roberto Carlos i bëri një lutje yllit të PSG-së, Neymar, për tu transferuar te Reali nëse e do trofeun e Ligës së Kampionëve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat