Këta pesë lojtarë pritet të largohen nga Real Madridi në verë - Bota Sot
Këta pesë lojtarë pritet të largohen nga Real Madridi në verë

Futboll

Këta pesë lojtarë pritet të largohen nga Real Madridi në verë

Më: 29 mars 2020 Në ora: 00:25
Zinedine Zidane

Zinedine Zidane do t’i largojë pesë lojtarë nga skuadra gjatë verës.

Zidane do ta bëjë një ndryshim të madh në skuadrën e Real Madridit gjatë afatit kalimtar të verës, pasi që synon t’i shesë pesë lojtarë në mënyrë që të rritë buxhetin për të transferuar lojtarë të rinj për sezonin e ardhshëm.

Gjërat nuk i kanë shkuar sipas planeve këtë sezon trajnerit francez dhe para pezullimit të futbollit shkaku i koronavirusit, Real Madridi ishte prapa Barcelonës në tabelën e La Ligës dhe po eliminohej nga Liga e Kampionëve kundër Manchester Cityt.

Zidane do të kërkojë nga skuadra e tij rezultate shumë më të mira gjatë sezonit të ardhshëm dhe, sipas të përditshmes spanjolle AS, atij i është thënë nga bordi drejtues i klubit se duhet t’i largojë disa lojtarë para se të sjellë të tjerë.

AS raporton se lojtarët të cilëve Zidane do t’ua tregojë derën gjatë afatit kalimtar të verës janë: James Rodriguez, Gareth Bale, Lucas Vazqyez dhe Mariano, ndërsa edhe Luka Modric, Nacho dhe Brahim Diaz mund të përballet me të njëjtin fat.

Tifozët më së shumti habitur nga mundësia e largimit të Modricit, pasi që kroati ishte emëruar fitues i Topit të Artë para pak më shumnë se një viti, mirëpo ai i ka luajtur vetëm 14 ndeshje në këtë sezon të La Ligës.

Për më tepër, Modrici mund të zëvendësohet nga Paul Pogba, të cilin Real Madridi e ka kërkuar që një kohë të gjatë. Francezi është ndër lojtarët e preferuar të Zidane, mirëpo madrilenët do të duhet të shesin lojtarë para se të mundë ta përballojnë financiarisht blerjen e francezit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat