E konfirmuar: Ish-portieri i Barcelonës rezulton pozitiv në testin për koronavirus

Futboll

E konfirmuar: Ish-portieri i Barcelonës rezulton pozitiv në testin për koronavirus

Më: 29 mars 2020 Në ora: 08:50
Rustu Recber

Ish-portieri i Fenerbahces, Besiktasit dhe Barcelonës, Rustu Recber ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus.

Legjenda e Turqisë ishte dërguar me emërgjencë në spital ka lajmëruar gruaja e tij.

‘Do të doja të ju jepja lajme më të mira duke qenë transparent me të vërtetën por mua më vjen keq të ju lajmëroj se bashkëshorti im është diagnostifikuar me Covid 19’, ka thënë gruaja e tij Isil.

‘Çdo gjë ishte normale kur pa pritur ai përjetoi sipmtomat shumë shpejtë.Ne ende jemi të shokuar. Këto janë momente kritike dhe të vështira’, shtoi ajo.

Deri më tani në Turqi janë mbi 100 të vdekur për shkak të koronavirusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat