Iturbe: Ëndërroj rikthimin te Roma

Futboll

Iturbe: Ëndërroj rikthimin te Roma

Më: 29 mars 2020 Në ora: 08:54
Juan Iturbe

Iturbe duket se akoma nuk ka harruar aventurën me Romën.

Juan Iturbe ka dhënë disa komente interesanet lidhur me karrierën e tij, ku ndër të tjerash ka zbuluar edhe ëndrrën e tij.

Iturbe ka thënë se nëse vdes dhe ringjallet, do të shkonte përsëri te skuadra e Romës, duke treguar edhe një herë dashurinë e tij për ‘Giallorossi’.

“Kur më thanë të shkoja te Verona, unë thash po menjëherë, por nuk isha gati. Ishte gjëja më e mirë që gjëra. Nuk njihja gjuhën, por të gjithë më ndihmuan. Tani jam i martuar dhe i them gruas se është një qytet unik” ka thënë fillimisht Iturbe.

“Te Roma isha një djalë i lumtur. Doja të luaja mirë dhe stërvitesha fort. Ne përfunduam në pozitën e dytë dhe më e rëndësishmja ishte se u kualifikuam për Ligën e Kampionëve” ka shtuar lojtari.

“Kam krijuar raporte të mira me të gjithë. Nëse vdes dhe ringjallem, unë do të kthehesha te Roma” ka shtuar ndër të tjerash Iturbe.

Iturbe kaloi tri vite te Roma, mes viteve 2014 dhe 2017, ku shënonte pesë gola në 68 ndeshje. Roma kishte shpenzuar 22 milionë për sulmuesin nga Paraguai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat