Lampard siguron afrimin e parë, merr një mister "X"

Futboll

Lampard siguron afrimin e parë, merr një mister "X"

Më: 29 mars 2020 Në ora: 09:47
Lampard

Chelsea po mendon për merkaton e verës dhe trajneri Frank Lampard nuk do vetëm për një portier, por dhe për një mbrojtës. Emri që ka dalë në skenë është ai i Gabriel Magalhaes. 

Një emër jo shumë i njohur, pasi futbolllsti brazilian luan me ekipin e Lille në Francë. Shtatlarti ka bërë mirë këtë sezon duke qenë titullar i padiskutueshëm dhe ka zgjuar interesin e disa ekipeve, sidomos në Angli. 

Lampard e pëlqen shumë 23-vjeçarin, por për të arritur drejt tij duhet të mposhtë dhe konkurrencën e Arsenalit. "Topçinjtë" e duan në skuadër, ndërsa Lille po fërkon duart, pasi mbrojtësi është nën kontratë deri në vitin 2023. Blutë e Londrës do të paguajnë 35 milionë euro për mbrojtësin.  

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat