Coutinho pranë Premier Leagues, Tottenhami bllokoi gjithçka

Futboll

Coutinho pranë Premier Leagues, Tottenhami bllokoi gjithçka

Më: 29 mars 2020 Në ora: 10:15
Philipe Coutinho

Philipe Coutinho ishte pranë kalimit te Tottenhami dhe presideni Daniel Levy ishte gati të paguante shifrën prej 120 milionë eurosh te Barcelona. Lojtari nuk ishte kundër rikthimit në Premier League, por lëvizja nuk ndodhi. 

U mendua se ishin problemet financiare që penguan lëvizjen, por nuk është kështu. Agjenti i brazilianit, Kia Joorabchian, e ka treguar diçka të tillë. "Philippe Coutinho nuk kishte asgjë kundër Daniel Levy dhe çdo aludim tjetër ishte fals. Marrëveshja nuk dështoi për shkak të problemeve financiare", - tha ai. 

Mirror zbulon se marrëveshja mes palëve dështoi për shkak të bllokimit të transfertës nga trajneri Mauricio Pochettino. Ky i fundit vendosi veton kundër futbollistit të Barcelonës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat