Chelsea arrin marrëveshje me Lille – paguan 35 milionë euro për mbrojtësin

Futboll

Chelsea arrin marrëveshje me Lille – paguan 35 milionë euro për mbrojtësin

Më: 29 mars 2020 Në ora: 12:02
Gabriel

Chelsea ka gjetur një përforcim për fazën e mbrojtjes.

‘Blutë’ e Londrës kanë filluar të kryejnë punë për merkaton e verës, para se kjo merkato të fillojë zyrtarisht.

Raportime nga ‘Eurosport’ bëjnë të ditur se Chelsea ka arritur marrëveshje për nënshkrimin me Gabriel Magalhaes të Lille, për 35 milionë.

Everton ishte një nga skuadrat që u interesua për 22 vjeçarin, por  Chelsea tashmë thuhet të kenë marrëveshje me skuadrën dhe lojtarin.

Finalizimi dhe zyrtarizimi i transferimit të Magalhaes pritet të bëhet me t’u hapur afati kalimtar i verës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat