Koronavirusi nuk e ndal Igli Taren, nis negociatat me tre futbollistë

Futboll

Koronavirusi nuk e ndal Igli Taren, nis negociatat me tre futbollistë

Më: 29 mars 2020 Në ora: 12:52
Igli Tare

Igli Tare po vazhdon të interesohet në sjelljen e lojtarëve të rinj në Lazio.

Në kohën kur pothuajse të gjitha ligat e futbollit i kanë pezulluar aktivitetet e tyre për shkak të gjendjes me koronavirus që e ka kapluar krejt botën, drejtorit sportiv të Lazios, Igli Tare, nuk po i bie ndër mend të pushojë.

Ai po planifikon të nis negociatat me tre futbollistë, duke menduar kështu për përgatitjet për sezonin e ardhshëm, por edhe zgjatjen e kontratave për tre futbollistë.

Bëhet fjalë për mbrojtësin anësor Senad Lulic dhe mesfushorët Parolo e Cataldi, ndërsa dy të parët pritet të marrin një kontratë të re një vjeçare dhe i fundit një kontratë pesë vjeçare, duke parë edhe moshën e re.

Aktualisht Tare po bisedon me menaxherët e këtyre futbollistëve për të rinovuar kontratën që do t’i lidhte sërish ata me Lazion, pasi kështu edhe Inzaghi do të ishte i qetë për sprintin final të kampionatit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat