Flet ministri Spadafora

Futboll

Flet ministri Spadafora

Më: 29 mars 2020 Në ora: 13:01
Flet ministri Spadafora

Pritja për të parë futbollin të rinisë në Itali, do të zgjasë ende, teksa kjo është konfirmuar nga vetë ministri i sportit në këtë vend.

Vinçenco Spadafora në një intervistë të dhënë së fundmi, është shprehur se futbolli dhe sportet e tjera nuk do të nisin në 3 maj, siç është thënë nga shumë njerëz.

Gjithashtu ai u shpreh se do të bëjë një propozim që asnjë stërvitje të mos nisë në muajin prill. “Unë kam menduar këto kohë për fëmijët tanë, të cilët dikur shtrëngonin duart, përqafoheshin, kalonin shishet nga njëri te tjetri. E gjitha kjo do të mungojë për një kohë të gjatë.

Nuk është diçka e mirë që të rinisë futbolli në 3 maj. Nesër do të propozoj që asnjë seancë stërvitore apo diçka në lidhje me sportin, të mos zhvillohet në muajin prill.

Pres që në Serie A të ketë kërkesa për një ndryshim serioz. Futbolli dhe të gjitha sportet nuk do të jenë më si më parë në Itali. Qeveria italiane do të ndihmojë sportin me një shifër prej 400 milionë eurosh që kriza ekonomike e klubeve të mos jetë vrastare për një pjesë të tyre.”, u shpreh Spadafora.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat