Costa drejt transferimit në Serie A

Futboll

Costa drejt transferimit në Serie A

Më: 29 mars 2020 Në ora: 13:04
Costa drejt transferimit në Serie A

Diego Costa nuk është duke kaluar nëpër një formë të mirë këtë edicion me Atletico Madridin.

Sulmuesi spanjoll ka humbur vendin e titullarit, teksa ka luajtur vetëm në 19 ndeshje në të gjitha garat duke shënuar dy gola e duke bërë tre asistime.

Kontrata e reprezentuesit spanjoll me Atleticon skadon në verën e vitit 2021 dhe Los Colchoneros nuk i kanë ofruar vazhdimin e saj.

Gjiganti italian Roma është futur në garë për transferimin e Costas dhe marrëdhëniet e mira mes dy klubeve mund ta bëjnë më të lehtë këtë transferim.

Roma aktualisht ka në huazim sulmuesin kroat Nikola Kalinic nga Atletico, por që nuk do ta aktivizojë klauzolën e blerjes.

Ka qenë Mundo Deportivo që ka raportuar se Roma ka pasur bisedime me Costan dhe Atleticon.

Vet lojtarit i ka pëlqyer ideja të transferohet në kryeqytetin italian dhe të luaj në Serie A, por edhe bisedat mes klubeve kanë qenë pozitive.

Atletico do të pranonte largimin e Diego Costas për një shumë rreth 30 milionë euro.

Por problemi qëndron tek paga e lartë e lojtarit, pasi Roma nuk mund t’i ofrojë më shumë se 4,5 milionë euro në sezon.

Për lojtarin interesim kanë shprehur edhe skuadrat kineze si dhe ato nga MLS amerikane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat