Tommasi: Lojtarët janë gati të diskutojnë për pagat, por shëndeti është problemi kryesor

Futboll

Tommasi: Lojtarët janë gati të diskutojnë për pagat, por shëndeti është problemi kryesor

Më: 29 mars 2020 Në ora: 14:08
Damiano Tommasi

Presidenti i Asociacionit të Lojtarëve Italianë, Damiano Tommasi, ka folur për mundësinë që pagat e lojtarëve të reduktohen.

Tommasi ka thënë se lojtarët janë gati që të diskutojnë për reduktim në paga, por kur të jetë koha e duhur për ta bërë këtë.

Presidenti i Asociacionit të Lojtarëve Italianë thekson se shëndeti është problemi primar, por mbetet i hapur për negociata.

“Ne jemi të hapur të bëjmë pjesën tonë, por së pari ne duhet të kuptojmë nëse ne do të kthehemi në lojë ose jo” ka thënë Tommasi për ‘Corriere della Sera’.

“Prioriteti është shëndeti i të gjithëve, edhe i lojtarëve. Dëgjoj për skuadra që duan të stërviten; ne ndjekim protokolin. Është moment i vështirë dhe ne kemi prioritete” ka shtuar tutje presidenti.

“Futbolli nuk është prioritet për momentin. Ne duhet të kuptojmë se është e domosdoshme të ndryshojmë shprehi” ka thënë ndër të tjerash Tommasi.

Në anën tjetër, te skuadra e Juventus veçse është arritur akordi për zbritje në paga. Juve është skuadra e parë italiane që ka arritur marrëveshje me lojtarët dhe stafin teknik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat