Çfarë po ngjan te Juve?

Futboll

Çfarë po ngjan te Juve?

Më: 29 mars 2020 Në ora: 14:20
Çfarë po ngjan te Juve?

Sulmuesi i Juventusit, Douglas Costa, ka folur në lidhje me situatën e përhapjes së COVID-19 në të gjithë botën. Ai mendon se kjo situatë ka ndikuar në shumë klubet e futbollit dhe të gjithë janë prekur nga kjo gjë. 

"Nuk e di se kur do të na thuhet të rifillojmë. Në këto momente nuk po punojmë, por po stërvitemi. Çështja e rrogave me futbollistët është e ndërlikuar, pasi në momentin që ia kërkon lojtarëve, këta të fundit ankohen. 

"Ne kemi diskutuar gjithçka me njëri-tjetrin dhe e dinim se nëse situata do të bëhej më keq do të ndikonte dhe në të ardhurat tona. Duhet ta kuptojmë, pasi është diçka që ka prekur të gjithë klubet dhe ne nuk mund të fajësojmë Juventusin.

Mendoj se nuk do të fillojmë më 3 prill, nëse gjërat shkojnë mirë, ne do të rifillojmë me 15 ose 20", - tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat