Mbahet në Gjermani, mundësi e mirë për Kosovën

Futboll

Mbahet në Gjermani, mundësi e mirë për Kosovën

Më: 29 mars 2020 Në ora: 14:42
Mbahet në Gjermani, mundësi e mirë për Kosovën

Janë zbuluar tashmë disa nga detajet kryesore lidhur me Kampionatin Evropian 2024.

Në kohën kur Euro 2020 është shtyrë për vitin 2021, planet kanë filluar të realizohen për Euro 2024.

Kampionati Evropian 2024 do të zhvillohet në Gjermani. Por, cilat janë detajet tjera?

Më poshtë lajmi.net sjell informatat kryesore rreth kualifikueseve ku sigurisht do të jetë Kosova, dhe nikoqirëve, kombëtareve dhe formatit për turneun që mbahet në Gjermani.

Kur zhvillohet Euro 2024? Euro 2024 do të zhvillohet mes qershorit dhe korrikut të vitit 2024. Një total prej 24 skuadrave do të garojnë në këtë turne, me shortin që tërhiqet në dhjetor të 2023-ës.

Kur fillojnë kualifikueset për Euro 2024? Kjo është pjesa e rëndësishme për kombëtaren e Kosovës.

Kualifikueset për Euro 2024 pritet të fillojnë në mars të vitit 2023, kurse shorti për grupet e eliminatoreve do të tërhiqet në dhjetor të 2022-ës. Gjermania kualifikohet automatikisht, si nikoqire e turneut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat