Dy opsione për gjermanët!

Futboll

Dy opsione për gjermanët!

Më: 29 mars 2020 Në ora: 14:54
Dy opsione për gjermanët!

Bayern Munih kërkon të nënshkruajë përfundimisht me Ivan Perishiq, të cilin e ka huzuar nga Inter deri në fund të sezonit. Trajneri Flick është i bindur në aftësitë e kroatit dhe kërkon ta ketë në ekip.

Inter kërkon të përfitojë nga kjo gjë dhe ka dy alternativë në tavolinë për bavarezët. E para është që Bayern të derdhë në arkat zikaltër 20 milionë euro për të siguruar kartonin e Perishiq.

Alternativa e dytë është që në “San Siro” të kalojë Tolisso.

Ky i fundit nuk është i kënaqur në “Allianz Arena” dhe Inter është gati që përveç kartonit të Perishiq të ofrojë dhe para në këmbim të kampionit të Botës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat