Shpreh krenarinë

Futboll

Shpreh krenarinë

Më: 29 mars 2020 Në ora: 14:56
Dybala

Sulmuesi Paulo Dybala ka thënë se është krenar pse përfaqëson Juventusin.

Argjentinasi iu bashkua “Zonjës së Vjetër” nga Palermo dhe ka shpjeguar se sapo i është ofruar mundësia, e ka pranuar.

“Nuk mendova dy herë për ta pranuar, gjëja e parë që bëra ishte ta puthja nënën time”.

“Me kujtohet si të ishte dje, isha në shtëpi në Palermo dhe kishte disa skuadra të interesuara, por isha duke pritur, nuk ia mbylla derën askujt”.

“Një ditë, cingëroi telefoni dhe ishte agjenti im që më tregoi se Juventus do të na thërras. Pas pak kohe bisedova me Paratici”, deklaroi ai, transmeton Scanner.

Dybala këtë sezon ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë nëntë asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat