Telefonata që ndryshoi historinë

Futboll

Telefonata që ndryshoi historinë

Më: 29 mars 2020 Në ora: 15:37
Telefonata që ndryshoi historinë

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi janë rivalë të përjetshëm, por historia mund të kishte qenë ndryshe. Dy kampionët, gjithmonë kundër njëri-tjetrit në fushë, mund të kishin luajtur me të njëjtën fanellë. Sport ka zbuluar prapaskenën.

Kur Ronaldo po largohej nga United në 2009-ën, një pengesë e shafqur në negociatat mes Djajve të Kuq dhe Real-it mund ta kishte dërguar portugezin te Barcelona. Në atë kohë, Leo Messi ishte 21 vjec dhe ishte në sezonin e tij të dytë nën drejtimin e Pep Guardiola-s, shkruan telesport.

Në tregimin e të përditshmes spanjolle është shpjeguar me detaje se çfarë mund ta kishte shtyrë CR7-ën te katalanasit. Dorëheqja e Ramon Calderon në 2009-ën si president i Los Blancos, disa deklarata të Eduardo Fernandez de Blas (presidenti i Etikës Madridiste në atë kohë) dhe disa deklarata të shtypit spanjoll kanë zemëruar Sir Alex Ferguson, i cili ka menduar ta prishë marrëveshjen mes Manchester United dhe Reall Madrid.

Njëkohësiht, edhe Vicente Boluda, i cili mori kontrollin në pritje të ardhjes së Florentino Perez, kishte vendosur  të mos shpenzonte një shifër aq të madhe për CR7.  Ndërkohë menaxheri i portugezit, Jorge Mendes, kishte vendosur të vlerësontë oferta të tjera: një  të Manchester City-t dhe një  të Barcelona-s.

Dhe ka qenë pikërisht oferta e katalanasve që ka trembur Los Blancos. Për këtë arsye drejtori ekzekutiv Jose Angel Sanchez vendosi të ndërhynte dhe bindi drejtuesit e Real Madrid që t’i besonin Ronaldo-s nga frika se madrilenët mund të mos fitonin më asgjë për të paktën 10  vite nëse CR7 do të përfundonte te rivalët.

Sir Alex dha miratimin për transferimin e sulmuesit te Real Madrid me një telefonatë. Megjithatë, për disa momente Ronaldo dhe Messi kanë qenë virtualisht shokë skuadre te Barcelona para se historia t’i vinte njërin kundër tjetrit për më shumë se një dhjetëvjeçar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat