Tottenhami është një nga skuadrat në ligën angleze që pretendon kartonin e brazilianit

Futboll

Tottenhami është një nga skuadrat në ligën angleze që pretendon kartonin e brazilianit

Më: 29 mars 2020 Në ora: 15:38
Tottenhami është një nga skuadrat në ligën angleze që pretendon kartonin e brazilianit

Philippe Coutinho, siç raportoi “El Mundo Deportivo”, e ka ndër prioritetet e tij kthimin në Premier League verën e ardhshme, pasi t’i përfundojë huaizmi te Bayerni i Mynihut (nga Barcelona). Tottenhami është një nga skuadrat në ligën angleze që pretendon kartonin e brazilianit, ashtu si Manchester United dhe Chelsea. “Spurs”-at pothuajse e mbyllën marrëveshjne me “blaugranat” verën e kaluar, por asnjëherë nuk u firmosën dokumentet dhe vazhdimi dihet.

Sidoqoftë, siç zbuloi agjenti i Coutinhos në gazetën “Mirror”, marrëveshja midis Barçës dhe Tottenhamit nuk u bë për arsye ekonomike, duke hedhur poshtë idenë që braziliani kishte probleme me presidentin e Tottenhamit.

“Philippe Coutinho nuk ka asnjë problem personal me Daniel Levy-n dhe nëse dikush thotë ndryshe, gënjen. Marrëveshja nuk u mbyll për arsye financiare,” – thotë Kia Joorabchian, një nga agjentët e Coutinhos.

Faji i Pochettinos

Ai që ndaloi transferimin e Coutinhos te Tottehami ishte Mauricio Pochettino, asokohe trajner i “Spurs”-ave, dhe jo Daniel Levy, i cili, pasi mori Ndombelenë nga Lyoni për rreth 60 milionë euro, ishte i gatshëm të bënte një përpjekje që Coutinho të transferohej në Londër.

Pochettino zgjodhi bashkatdhetarin e tij, Lo Celso, i cili u mor fillimisht në formë huazimi dhe u ble nga Tottenhami janarin e kaluar.

Me deklaratat e tij, Kia, një nga përfaqësuesit ligjorë të Coutinhos, sugjeron blerjen e braziliantit nga Tottenhami këtë verë. Coutinho mund të jetë çelësi i një operacioni që po ndjek Barça, e cila synon të forcojë mesfushën  me francezin e Tottenhamit, Tanguy Ndombélé. Skuadra katalane dëshiron më shumë muskuj në mesfushë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat