Arsenal pritet të jetë një ndër ekipet më aktive

Futboll

Arsenal pritet të jetë një ndër ekipet më aktive

Më: 29 mars 2020 Në ora: 16:04
Arsenal pritet të jetë një ndër ekipet më aktive

Arsenal pritet të jetë një ndër ekipet më aktiv në merkaton e verës, me drejtuesit londinezë që do të përpiqen t’i plotësojnë dëshirat trajnerit Arteta.

Emri më i fundit që ka dalë në skenë për “Topçinjtë” e Londrës është ai i Nabil Fekir. Francezi i çuditi të gjithë verën e shkuar kur vendosi të firmosë për Betis, por aventura e tij në Spanjë mund të mbyllet që në këtë sezon.

Fekir është kërkuar me ngulm në sezonet e fundit dhe nga Liverpool, por transferimi te “The Reds” nuk arriti të konkretizohej asnjëherë.

Duket se fati i francezit është i destinuar për në Premier League, por këtë herë jo te Liverpool, por tek Arsenali, që është gati të bëjë çmenduri për ta pasur në ekip sipas mediave angleze.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat