Roma me gjest të madh, ndihmon të moshuarit nëpër shtëpi

Futboll

Roma me gjest të madh, ndihmon të moshuarit nëpër shtëpi

Më: 29 mars 2020 Në ora: 16:26
Pamje nga vendi i ngjarjes

Italia është vendi më i prekur nga koronavirusi, ku deri më tani kanë humbur jetën mbi 10.000 persona.

Shtresa më e rrezikuar nga kjo pandemi janë mosha e tretë, ku shumica janë mbyllur nëpër shtëpi dhe nuk ekspozohen në rrugë.

As Roma ka bërë një gjest mjaft të mirë për të ndihmuar këta njerëz që këto ditë e kanë parë ferrin me sy.

Skuadra nga kryeqyteti Italian ka ndarë pako ushqimore për të moshuarit mbi 75 vjet që janë mbyllur në shtëpitë e tyre.

“Sot një pako mbërriti edhe te babai im, i cili nuk mund ta blejë atë direkt, më kërkoi që t’iu falënderoj juve dhe djemve që i shpërndanë ato, nga fundi i zemrës sime. Ndihemi si një familje e madhe me zemër të verdhë”, ka thënë Barbara Borelli, një tifozë romake.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat