Menaxherët e Ligue 1 me një ide brilante për sezonin e ri

Futboll

Menaxherët e Ligue 1 me një ide brilante për sezonin e ri

Më: 29 mars 2020 Në ora: 16:45
Christian Gourcuff

André Villas-Boas dhe Christian Gourcuff kanë sugjeruar që sezoni i ri i Ligue 1 të shtyhet deri në shkurt të vitit 2021 dhe të luhet gjatë gjithë muajve të verës si një përgjigje ndaj krizës koronavirus dhe në përgatitje për Kupën Botërore 2022 në Katar.

Ligue 1 aktualisht është pezulluar, si shumica dërrmuese e futbollit në Evropë, dhe ndërsa ekziston një optimizëm se sezoni 2019/20 do të përfundojë.

Trajneri i Marseille respektivisht Nantes kanë mbështetur idenë e ngritjes së plotë të status quos duke luajtur nga shkurt-nëntor pjesërisht si një mënyrë për të shmangur vonesat për vitin 2022, kur Kupa e Botës do të luhet në dhjetor.

Presidenti i UEFA-s Aleksander Ceferin ka thënë se ekziston një “plan A, B dhe C” për të përfunduar sezonin aktual.

Ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë saktësisht, mirëpo grupet punuese vazhdojnë të mundohen për të gjetur idenë sa më të përshtatshme për të gjithë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat