Ky është objektivi kryesor i Real Madrid në verë

Futboll

Ky është objektivi kryesor i Real Madrid në verë

Më: 29 mars 2020 Në ora: 19:27
Eduardo Camavinga

Mbështetja e Eduardo Camavinga te Real Madrid po rritet, dhe ai është parë shumë si një lojtar, e ardhmja e të cilit qëndron në ‘Santiago Bernabeu’.

Mesfushori i Rennes po cilësohet si Paul Pogba i ri, dhe ai mendohet të jetë lojtari ideal për të zëvendësuar Casemiro në kryeqytetin spanjoll.

Camavinga ka kontratë në Francë deri në vitin 2022, por në vetëm 17 vjeç ai tashmë ka qenë i jashtëzakonshëm, madje duke shkëlqyer në fitoren e tyre ndaj Paris Saint-Germain këtë sezon.

Pothuajse çdo klub i madh evropian ka qenë i lidhur me të që nga gushti, por Real Madrid ishin nga të parët që kishin skautë që monitoronin çdo hap të tij.

Los Blancos po vazhdojnë politikën e tyre të transferimeve për të sjellë në klub talentë të ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat