Kane mesazh drejtuesve të Tottenham, paralajmëron largimin nga “Spurs”

Futboll

Kane mesazh drejtuesve të Tottenham, paralajmëron largimin nga “Spurs”

Më: 29 mars 2020 Në ora: 21:13
Harry Kane

Harry Kane vijon të punojë për t’u rikuperuar nga dëmtimi që e ka lënë jashtë fushave prej kohësh, ndërsa ndërprerja e futbollit dhe shtyrja e Kampionatit Europian, duket se ishin “lajme të mira” për sulmuesin anglez.

Në një bashkëbisedim me fansat në rrjetet sociale, kapiteni i Tottenham u pyet nëse do të qëndronte përgjithmonë te “Spurs”, por përgjigja e tij ishte si një mesazh i qartë për drejtuesit e klubit, se nëse nuk ndërtojnë skuadër konkurruese, do të largohet.

“Është një nga ato pyetje që nuk mund t’u përgjigjem as me po dhe as me jo. Unë i dua Spurs dhe do t’i dua përgjithmonë, por nëse nuk shoh që skuadra po rritet dhe po konkurron për objektiva të rëndësishëm, nuk mund të rri. Pra mund të largohem shpejt, por mund të rri edhe përgjithmonë aty. Jam lojtar ambicioz dhe dua të jem pjesë e një klubi që lufton për objektiva madhorë, por edhe Tottenham mund të jetë një i tillë”, deklaroi Kane.

Harry Kane ka kontratë me klubin nga Londra deri në vitin 2024, por kjo mund të përfundojë nëse ndonjë klub paguan klauzolën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat